Me Vllaznine e mbylli para tre javesh, ndersa dje eshte zyrtarizuar tek ekipi i ri. Behet fjale per mesfushorin malazez Milos Kaleziç i cili tashme eshte bere pjese e ekipit serb te Novi Pazarit.

“SHKODRA SPORT” meson se Kaleziç ka firmosur kontrate me kete klub dhe do te nise menjehere te jete ne dispozicion te trajnerit sepse kampionati ne Serbi ka nisur dhe Novi Pazar ne fakt nuk i ka bere startin e duhur, prandaj dhe kerkohet ndihma e Kaleziç per te rregulluar diçka ne mesfushe.

28 vjeçari nga Mali i Zi iu bashkua nw janar tw kwtij viti Vllaznisw dhe nw fakt nuk dha atw çfarw pritej teksa nw shumicwn e ndeshjeve ai ka qenw nw stol.

Nw sfidat e Kupave tw Europws ai luajti titullar dhe kjo krijoi pwrshtypjen se marwdhwnia e tij me Vllazninw do ta zgjatej, por nuk ka ndodhur kwshtu. Palwt kanw shtrwnguar duart duke firmosur marrwveshjen pwr ndwrprerjen e kontratws.

Megjithate Kaleziç vetem pas pak ditesh gjeti ekipin e ri dhe tashme eshte bere pjese e FK Novi Pazar, ku do te mundohet te jape me te miren e tij./SHKODRA-SPORT.COM/