Te shtunen luhet ne “Elbasan Arena” finalja e Superkupes se Shqiperise, ne mes kampiones ne fuqi te vendit, Teutes se Durresit dhe fituese se Kupes, Vllaznise se Shkodres.
Organizatorja e ketij eventi eshte Federata Shqiptare e Futbollit e cila merr edhe masat organizative per mbarevajtjen e saj, perfshi ketu edhe shitjen e biletave.
Por ne kete mes ka nje paradoks. Ne njoftimin e shperndare prej dy ditesh nga FSHF, behet e ditur se biletat e ndeshjes mund te blihen ne dy sportele ne Tirane, prane stadiumit “Air Albania” dhe prane stadiumit “Selman Stermasi”.
Nderkohe, prej dites se neserme, shitja e biletave te ndeshjes Teuta- Vllaznia do te nise edhe ne Elbasan, qytet ku do te luhet finalja te shtunen.
Ajo qe te ben pershtypje eshte se ne dy qytetet, Durres e Shkoder, skuadrat e te cilave do te luajne ne kete finale, nuk do te kete bileta ne shitje! Paradoksi me i madh eshte se e njejta kompani qe i shet ato ne Tirane, i shet edhe ne keto dy qytetet e tjera dhe fare mire kjo gje mund te ishte bere realitet.
Tifozet e Vllaznise dhe Teutes nuk do te kishin patur nevoje te endeshin neper Tirane apo te shkonin ne Elbasan diten e ndeshjes per te qendruar ne rradhe, kur fare mire mund t’i kishin blere ato ne qytetet e tyre. Por duket se per organizatoret kjo gje nuk eshte menduar fare./SHKODRA-SPORT.COM/