Uheid Hoxha ishte lojtari i parë i zyrtarizuar nga Teuta në këtë merkato vere. Lojtari i dalë nga Akademia e Vllaznisë u prezantua nga ana e klubit durrsak. Megjithatë në sy bie fakti se “Djemtë e Detit” vijojnë ta kenë merkaton e bllokuar në sistemin “TMS” në FIFA.

Që prej nisjes së kësaj merkato vere, ata nuk mund të afrojnë futbollistë pa bërë likuidimet e nevojshme. Ndoshta në klubin durrsak planet janë të qarta për mënyrën se si do të veprohet. Megjithatë fakt mbetet se lojtarët nuk mund të federohen nëse “trau” vijon të jetë i ulur në sistemin në fjalë.

Gjithsesi, nje sistem i tille eshte vetem per transfertat nderkombetare dhe sakaq, drejtuesit e Teutes jane duke punuar per te zhbllokuar gjithçka sa i takon zgjidhjes se ketij problemi.

Uheid Hoxha la Vllaznine per te kaluar tek Teuta ku pret te gjeje me shume hapesira ne repartin e mesfushes per te treguar vlerat e tij me te mira. Kuptohet qe ai nuk ka frike nga konkurrenca, por thjesht pret qe stafi teknik t’i jape besimin e duhur.