Arsen Sykaj me ndryshimet fundit në listën e lojtarëve, do jetë në planet e trajnerit De Biazi për zborin e tij të parë në krye të kombtares tonë. Sigurisht që ky ka qenë lajmi më I mirë që lojtari I cili ende nuk I ka mbushur 22 vjetët, ka marrë në vitin 2012. I pyetur në lidhje me këtë lajm të marrë, Sykaj ka thënë kështu për “Sporti Shqiptar”:
“Më kanë telefonuar nga Federata mbrëmjen e së martës dhe më kanë thënë se duhet të jem në grumbullimin e kombëtares që do bëhet pas disa ditësh. Sigurisht që më ka ardhur shumë mirë për një ftesë të tillë sepse është vlerësim për lojërat që kam zhvilluar dhe mendoj se ky është lajmi më I mirë që kam marrë me fillimin e këtij viti”. Dhe me të vërtetë kështu është sepse që në fillim të janarit, ai nuk I ka pasë punët shumë mirë tek Vllaznia.Emri I tij është përfolur të jetë në një listë lojtarësh që trajneri Vata ka kërkuar të lihen të lirë ngaqë nuk janë në planet e tij. Madje, u mendua se Sykaj nuk do udhëtonte fare me skuadrën për në përgatitoren e Ulqinit por nuk ndodhi kështu. Trajneri Vata e mohoi të kishte një listë të lojtarëve për t’u larguar nga skuadra por e pranoi që I ka thënë këtij lojtari se nuk e ka vendin të sigurtë në formacion. Pikërisht për këtë, vetë Vata ka kërkuar nga drejtuesit e klubit t’I blejnë dy mbrojtësa qendre në merkaton e janarit. Kjo do të thotë se Sykajn nuk e llogarit si titullar. Madje, ndoshta të mos e ketë në skuadër për pjesën e dytë të sezonit. Se çfarë po ndodh, kjo nuk merret vesh. Zakonisht ka edhe preferenca trajnerësh por të mos e llogarisësh titular ish-kapitenin e kombëtares Shpresa dhe kandidatin e ekipit kombëtar, lë pak për të dyshuar. Përveç Sykajt, në grumbullimin e ardhshëm të kombëtares do jetë edhe Smajli nga Vllaznia. Por nëse Smajli e ka të sigurtë formacionin tek skuadra shkodrane, për Sykajn kjo nuk ka asgjë të sigurtë. I pyetur në lidhje me këtë situatë, vetë lojtari dje është shprehur kështu për “Sporti Shqiptar” teksa ka thënë: “Unë jam pjesë e Vllaznisë dhe po bëj punën time duke u stërvitur ashtu siç duhet. Kam dëgjuar shumë fjalë gjatë kësaj periudhe por nuk dua t’ia di për to. Do vazhdoj punën njëlloj si më parë”. Sigurisht që ai duhet të vazhdojë punën. Tek Vllaznia apo jo, vetëm stërvitja dhe mbajtja e formës, e bëjnë atë të ruajë vlerat që ka, madje të krijojë një imazh edhe më të mirë në të ardhmen. Fakti që do jetë në grumbullimin e rradhës të kombëtares shqiptare, është një tregues I mirë për këtë lojtar. Megjithatë paradoksi I madh qëndron tek situata e tij në skuadrën shkodrane. Stafi drejtues nuk I bën planet me të. Po kërkohen Da Silva, Singbo, Vuk, Ziba a kush e di se kush tjetër, vetëm Sykaj jo të jetë titullar. Kjo është çudia e madhe! Drejtuesit e klubit shkodran duket se nuk kanë ndër mend të heqin dorë nga shërbimet e këtij lojtari që në muajin prill mbush 22 vjeç. Për më tepër, me këtë lojtar është një kontratë e firmosur deri në fund të sezonit 2012-13 dhe kësisoj nuk duhet hequr dorë kollaj prej tij.
Gjergj KOLA