Vllaznia do te luaje sot ne “Elbasan Arena” ndaj skuadres vendase te AF Elbasani ndeshjen e rradhes per kampionat. Kjo perballje konsiderohet nje “klasike” e dyte ne futbollin shqiptar perpos asaj Vllaznia- Tirana, per vete historine e dy skuadrave.

Ne fakt kur permendim historine, ketu jane disa pikepyetje qe shqetesojne ambientin sportiv shqiptar. Pak kohe me pare u krijua Dinamo City dhe mori me vete edhe historine shumevjeçare te ketij klubi, bashke edhe me me trofete. Deri diku edhe mund te kene te drejte sepse thjesht klubi ka pesuar nje transformim sa i takon drejtuesve dhe menyres se funksionimit.

Por sakaq ne skene se fundi ka dale dhe AF Elbasani. Nje klub i krijuar me 21.06.2021, pra vetem 3 vjet me pare, por nese mjafton te shohesh logon e AF Elbasani dhe ne te do te shohesh vitin 1913 si vit formimi!!!

Ne fakt AF Elbasani nuk ka asgje te perbashket me KF Elbasani, klub ky i krijuar me 1929 dhe qe falimentoi po tre vjet me pare. Ai mori me vete edhe historine e tij, e po ashtu edhe trofete. Sot ne fakt çdokush mund te krijoje nje logo, te vendose cilen date te deshiroje si vit formimi dhe askush nuk te thote gje. As Federata Shqiptare e Futbollit qe e pranon kete rremuje te krijuar me vitet e formimit te klubeve.

Ne fakt vetem AF Luftetari ka vepruar drejt sepse ne logon e saj ka vene vitin 2020 te formimit dhe jo ate te meparshmin sepse nuk ka lidhje me KF Luftetari, i cili po ashtu falimentoi.

Megjithate, AF Elbasani duket se eshte vene ne gare me KF Skenderbeu per “t’ia kaluar” KF Vllaznise. Boterisht, me dokumenta dhe gjithçka tjeter, te gjithe e dine se klubi i pare sportiv i formuar ne Shqiperi eshte Shoqnia sportive “Vllaznija” me 16 shkurt 1919. Korçaret duan ta “pronesojne” kete date historike duke vendosur 1909 si date te themelimit te klubit te tyre, por asgje nuk eshte zyrtare.

Vllaznia eshte me dokumenta, me firme e vule qe eshte themeluar me 1919. Te ishte per gare, shkodranet do te kishin vendosur vitin 1905 te krijimit te tyre, ngaqe ne ate vit eshte luajtur per here te pare futboll ne Shqiperi, por jo. Zgjodhen vitin 1919 sepse atehere çdo gje u ligjerua si duhet.

Nje situate te tille duhet patjeter qe FSHF t’i jape zgjidhje sepse nuk eshte aspak normale nje rremuje e tille. Vllaznia nuk e ka te qarte nese sot perballet me nje klub 3 vjeçar apo 111 vjeçar? Per sfiden ne fushe kjo nuk do te kete aspak rendesi, as per maredheniet ne mes dy tifozerive. E verteta eshte qe datat historike nuk ka te drejte askush t’i ndryshoje dhe institucionet perkatese duhet te nderhyjne per t’i dhene nje zgjidhje perfundimtare kesaj teme./www.shkodrasport.com/