Vllaznia u rrëzua nga Kategoria Superiore këtë sezon dhe kjo në pamje të parë dukej si një fatkeqësi në Shkodër, por ishte diçka që ishte paralajmëruar prej vitesh.

Por te kuqeblutë ka një paradoks shumë të madh. Kjo sepse moshat U-17 dhe U-19 të Vllaznisë po shkëlqejnë dhe janë pretendentët kryesorë për të fituar kampionatet respektive.

U-17 nesër do luajë finalen e kampionatit kundër Besës ditën e nesërme ndërsa ekipi U19 është fitues i kupës dhe është në gjysmëfinalen e kampionatit të cilën e fitoi ditën e sotme kundër Teutes.

Me të vërtetë diçka e çuditshme se si një ekip me një kapacitet kaq të gjerë futbollistësh të përfundojë në këtë gradë, por përgjigjia e vetmë ngelet menaxhimi i dobët që i është bërë ndër vite ekipit të parë të Vllaznisë./newsport/