Ne fillim te dhjetorit zhvillohet ceremonia tradicionale e “Topit te Arte” dhe ne mes kandidaturave qe jane percaktuar per fitimin e ketij trofeu, tashme duket se po behet seleksionimi i fundit dhe ne Itali madje e bejne fakt te kryer edhe fituesin e ketij edicioni.
Kristiano Ronaldo përgatitet që të fitojë për të gjashtën herë “Topin e Artë”, të paktën kështu raporton “Il Messagero”.
Ronaldo ka parakaluar Mesin dhe Van Dajkun dhe pritet të jetë ai fituesi i “Topit të Artë”, që do të jepet në datën 2 dhjetor.
Siç bën me dije kjo media Ronaldo do të shoqërohet nga Fabio Paratiçi këtë mbrëmje dhe ka konfimuar pjesëmarrjen në eventin e organizuar nga “France Football”.
700 golat në karrierë dhe tre trofetë sezonin e shkuar (Nations League, Kampionat Italie, Superkupë Italie), kanë bërë që Ronaldo të dalë mbi Van Dajk dhe Mesin, në këtë rënditje,
Mbetet të shihet tashmë nëse thashethemet e mediave italiane janë të vërteta, apo do të përgënjeshtrohen.