Shortin e hedhur në Frankfurt e ka komentuar dhe ish-trajneri i Polonisë, Adam Navalka.
Pavarësisht optimizmit nga goglat e hedhura në Gjermani, ish-tekniku i ka bërë apel kolegut të tij Mishnievic që duhet të bëjë shumë kujdes në një grup që duket shumë i favorshëm, por që mund të rezultojë problematik.
“Shorti është shumë i mirë, fati ka qenë i sjellshëm me ne, është treguar bujar. Por në këto raste gjithnjë duhet pasur kujdes, pasi nënvlerësimi i kundërshtarëve është një vetëvrasje.
Unë mendoj se rivalët tanë më të fortë do të jetë Çekia dhe Shqipëria.
Kundër tyre do të luajmë dy vendet e para në grup. Ata kanë një stil loje të ngjashëm me ne. Thënë kjo, unë dua të shtoj se nuk mund të llogarisim 12 pikë të sigurta me Moldavinë dhe Ishujt Faroe nëse nuk impenjohemi sa dhe si duhet”, ka paralajmëruar Navalka.