Humbja me Partizanin nuk u prit aspak mirë nga Edi Martini, i cili në deklaratën pas sfidës “paralajmëroi” largimin. 2 humbjet e njëpasnjëshme në shtëpi nuk u kapërdinë lehtë dhe kjo bëri që shkodrani të meditonte edhe largimin.
Por jo, diçka e tillë nuk do të ndodhë, të paktën për momentin. Aktualisht timonieri ka besimin e drejtuesve të skuadrës pavarësisht pozicionit ku ndodhet ekipi.
Kështu shkodrani do të vazhdojë të jetë në krye të “Djemve të Detit” dhe ka nisur përgatitjet për sfidën me Skënderbeun, teksa dueli me korçarët mund të jetë vendimtar për të, por ende nuk eshte e qarte nese ky do te jete vendim pefundimtar dhe ka akoma paqartesi se kush do te jete trajneri qe do ta drejtoje kete skuader ne sfiden e fundjaves.
Duel ky që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:30. Sfidë e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit dhe që Teuta do ta luajë në tranfertë. Kujtojmë se aktualisht durrsakët mbajnë vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit me 23 pikë, 3 më shumë se Laçi i vendit të 8-të./newsport/