18 muaj pa tifozë. Ky është parashikimi i frikshëm i ekspertëve, të cilët deklarojnë se gjithçka varet se kur do të prodhohet vaksina kundër Coronavirusit.

Ndërkohë që ditën e sotme numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën i kaluar shifrat e dy milionë personave.

Doktor Zach Binney, epidemolog në Universitetin e Atlantës në Georgia, deklaron se vetëm me anë të distancimit social mund ta mposhtin virusin vdekjeprurës.

“Duhen të respektohen rregullat. Deri në kohën kur prodhimi i vaksinës të jetë në masë, asgjë nuk do të jetë si më parë”, deklaron eksperti.

”Futbolli në kohë pandemie do të ishte fatal. Me kalimin e kohën aktivitetet sportive do të rifillojnë, por me dyer të mbyllura.

Do të ishte shumë e rrezikshme që shkallët e stadiumeve të jenë me tifozë, për sa kohë nuk e kemi vaksinën. Kjo situatë mund të zgjasë deri në 18 muaj”, parashikon mjeku. /abcnews/