Edi Martini ka qenë një ndër emrat e fundit të përfolur si kandidati më potent për të marrë drejtimin e Vllaznisë për sezonin e ri pas rënies nga Kategoria Superiore.

Së fundmi, pak orë para se të luhet ndeshja e parë e Botërorit, mes Rusisë dhe Arabisë Saudite, legjenda e shkodrës ka postuar një status në Facebook, ku zbulon skuadrën për të cilën bën tifozllek.

Ai pranon se është me Brazilin, por secifikon se Argjentina fiton Botërorin këtë vit.

“Jam tifoz i Bazilit tan jetën teme, nuk e di pse po kam një bindje që Argjentina fiton kampionatin Boteror. Qofsha i gabuar”, shkruan Martini në statusin postuar në profilin e tij në Facebook./newsport/