Shkëndija e Ernest Gjokës, u mposht mbrëmjen e sotme nga Totenhemi i Zhoze Murinjos, me rezultatin 1-3, në sfidën e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Europës.
Pavarësisht humbjes, vlen të theksohet se skuadra shqiptare arriti të bënte një paraqitje dinjitoze, madje në minutën e 55-të, barazoi shifrat me anë të Nafiut, duke i futur të dridhurat skuadrës angleze.
Lamela në minutën e 5-të, Son në minutën e 70-të dhe Herri Kejn në minutën e 79-të, ishin autorët e golave për Totenhemin në përballjen e zhvilluar në Shkup.
FT: SHKËNDIJA – TOTENHEM 1-3
Nafiu 55′ / Lamela 4′, Son 70′, Kejn 79′