Napoli mposhti me rezultatin 3-0 Slacburgun, duke shfaqur një lojë dominuese dhe me kualitet të madh ndaj austriakëve.

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, u aktivizua si titullar në këtë përballje duke bërë një paraqitje të kënaqshme. Në fundin e ndeshjes nuk mungojnë as vlerësimet e mediave italiane për shqiptarin.

Hysaj

Hysaj, NOTA 6.5 – Luan gjithë takimin. Në krahun e tij, Napoli nuk vuan asnjë rrezik: shfaqet pak në aksionet sulmuese kur skuadra duhet të shtyjë përpara, por luan me thjeshtësi dhe nuk kryen gabime në prapavijë, përveç disa shpërqendrimeve, të cilat arrin t’i mbulojë me eksperiencë; pjesën tjetër e bëjnë Milik me shokë.