Ne fillim kishte dileme nese do te arrinte ta justifikonte aktivizimin si titullar dhe po ashtu, nese do te zevendesonte si duhet Eni Imamin i cili kishte krijuar profilin e nje titullari te pazevendesueshem.
Por Dajan Shehi me paraqitjet e tij “po ben te harrohet” Imami dhe mungesa e tij nuk eshte ndjere aspak. Edhe dje ne ndeshjen ndaj Laçit, ndonese konsiderohej nje perballje delikate, mbrojtesi shtatelarte elbasan beri nje paraqitje perfekte.
Perkrah Adilit, ai ka krijuar siguri ne prapavije dhe madje ne dy momente, me ane te goditjeve standarte ka qene shume prane golit ne porten kurbinase.
Megjithate, per stafin e rendesishme ishte qe ne rradhe te pare, Shehi te bente si duhet detyrat e tij ne lojen mbrojtese. Dhe ne fakt ia doli ne menyren me te mire te mundshme. Ne duelet me Harmon dhe Xhixhen. ai thuajse ka dale gjithmone fitimtar.
Ky padyshim qe eshte nje bonus per te dhe me siguri, edhe nese rikuperohet Imami, ne fushe do te vazhdoje te luaje Shehi. Paraqitjet e tij ne fushe ne keto kater ndeshjet e fundit, kane qene vertete shume te mira dhe prandaj Dajan Shehi me shume siguri do te vazhdoje te luaje si titullar./SHKODRA-SPORT.COM/