Paraqitje zhgënjyese e Partizanit! Skuadra e Orges Shehit nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në “Elbasan Arena” në duelin ndaj matezëve të Marsaslok, të vlefshëm për raundin e parë të Ligës së Konferencës.

Edhe pse “Demat e Kuq”, ishin favoritë absolutë në letër për ta fituar këtë duel, nuk arritën të triumfonin.

Murataj gjeti i pari rrugën e rrjetës në minutën e 2-të, ndërkohë që Juri vendosi baraspeshën në minutën e 15-të.

Fragmenti i dytë i lojës nuk prodhoi gola. Edhe rastet e rrezikshme të Partizanit në këtë pjesë ishin me pikatore. Gjithçka ngelet e hapur në sfidën e kthimit pas 1 jave, për sa i përket kualifikimit, që për “Demat e Kuq” është një detyrim.

FT| PARTIZANI-MARSASLOK 1-1

2′ Murataj / 15′ Juri