Gjatë një hulumtimi në faqen zyrtare të UEFA-s, “Panorama Sport” ka vërejtur futbollistët me më shumë paraqitje dhe me më shumë gola në kompeticionin madhor europian për klube, Champions ose ish-Kupa e Kampionëve.

Te Partizani në 22 ndeshje në total në Champions, janë dy futbollistë me më shumë paraqitje në këtë kompeticion, Shllaku dhe Pano me nga 8 ndeshje.

Ndërsa pas tyre vijnë Jashari, Janku, Deliallisi dhe Frashëri, të gjithë me nga 6 sfida.

Sa i përket golave, te “demat” kryeson Kraja me 2 gola dhe më pas vijnë me nga një gol, Murati, Ballgjini, Tomori, Pano dhe Fili./PANORAMA-SPORT/