Deri para pak kohesh lojtari me i shtrenjte tek Vllaznia sipas “transfermarkt” ka qene sulmuesi Ildi Gruda i cili vleresohej 300 mije euro. Por mosaktivizimi i tij prej disa kohesh per shkak te demtimit, ka bere qe vlera e tij te bjere dhe tashme ajo eshte 250 mije euro.
Por nga perditesimi i te dhenave te kesaj faqeje te njohur, konstatojme se ka disa ndryshime tek vlerat edhe te lojtareve te tjere te Vllaznise. Ajo qe bie ne sy eshte rritja e ndjeshme e vleres se Kevin Dodajt. 19 vjeçari po spikat ne kete fillim- sezoni te Vllaznia dhe prandaj tashme vlera e tij ne treg eshte 350 mije euro.
E njejta vlere eshte edhe per Esat Malen dhe ne kete menyre ata te dy jane aktualisht lojtaret me vleren me te shtrenjte ne treg te Vllaznia. Nje rritje te konsiderueshme ka edhe per portierin Kristi Qarri i cili tashme vleresohet 300 mije euro. Rritje ka pesuar edhe vlera e Antonio Delajt qe tashme ka shkuar 200 mije euro.
Po ashtu eshte rritur edhe vlera e mbrojtesit Andrey Yago qe vleresohet 250 mije euro dhe po kaq eshte rritur edhe vlera e mesfushorit Klinti Qato, nderkohe qe ka hyre ne fazen e vleresimit edhe 19 vjeçari tjeter Ensar Tafili i cili tashme vlen 25 mije euro. Nderkohe, ka disa futbolliste vlera e te cileve ka rene dhe perveç Grudes, kjo gje ka ndodhur edhe me Gledjan Pusin (150 mije), Mehdi Çoba (150 mije) dhe Essang Matouti (200 mije). Futbollistet e tjere kane serish te njejten vlere qe kane patur edhe muajin e kaluar./www.shkodrasport.com/