Gazetari Ylli Aga, duke iu referuar eliminimit të Partizanit nga Conference League, thotë se është ulur steka, në raport me dy vitet e fundit.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Aga tha se Laçi me kualifikimin ndaj Iskra, respektoi pritshmëritë dhe parashikimet që ishin para ndeshjes.
“Pas eliminimit të Partizanit, keqardhja është e madhe, sepse kemi ulur stekën, në raport me dy vite më parë, ku të gjitha ekipet e kaluan turin e parë. Edhe vjet kishin nga një sukses.
Me kualifikimin e Laçit, u respektuan pritshmëritë dhe parashikimet që ishin para kësaj sfide. Jo më kot, Laçi ishte në vazon e ekipeve të forta dhe Iskra në vazon e ekipeve të dobëta. Laçi ka disa elementë me shumë cilësi dhe eksperiencë për të tilla ndeshje. Ishte një sfidë e punuar me kujdes. Laçi ishte me fat te goli i parë i shënuar. Ishte një kualifikim 100% i merituar për Laçin”- eshte shprehur Aga.