Trajneri i mirënjohur italian, Carlo Ancceloti, që tashmë ka marrë drejtimin e Napolit, ka bërë parashikimet e tij në lidhje me Kupën e Botës.
Sipas tij, shanset më të mëdha për të triumfuar në Rusi këtë verë i ka pikërisht Brazili, duke parë mbrojtjen solide që trajneri i tyre Tite ka arritur të ndërtojë, ndërkohë që cilësia e tyre në sulm është e padiskutueshme.
Ndërkohë në intervistën e dhënë për raportin e “Goldman Sachs” për Botërorin, italiani është shprehur se dy ekipet që do suprizojnë dhe do të arrijnë të shkojnë larg në këtë Kupë Bote janë Belgjika dhe Kroacia.
Surpriza? Dy ekipe që vijnë si jo-pretendentë mund të jenë Belgjika që ka shumë lojtarë që luajnë në Premier League dhe Kroacia që ka një miks të mirë të eksperiencës dhe cilësisë”, është shprehur trajneri i Napolit.