Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar publikisht pas deklaratave të Kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu.

Ata e kanë ftuar të dëshmojë Mziun dhe të ndajë informacionet që ka me FSHF-në.

Reagimi – “Federata Shqiptare e Futbollit fton Kryetarin e Bashkisë së Kamzës, z.Xhelal Mziu për të sjellë pranë FSHF-së çdo informacion që ai disponon në lidhje me dy ndeshjet e Kategorisë Superiore, për të cilat ai është shprehur në media për përfundimin e tyre.

FSHF i ka dërguar sot zyrtarisht z.Mziu kërkesën për bashkëpunim, për të ndarë çdo informacion që ai disponon në lidhje me ndeshjet për të cilat është shprehur.

FSHF mbetet e hapur për bashkëpunim në ruajtje të integritetit të garës”, – përfundon deklarata.