I ftuar në emisionin “Fair Play” të Enkeleida Zekos, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, veç të tjerave foli për rënien e Vllaznisë nga kategoria dhe betejën e Skënderbeut me UEFA-n.
“E pash ndeshjen vete, ekipi i Vllaznisë më shumë se kurrë duhet të arrinte një rezultat dhe e arriti me lojë. Skënderbeu nuk aktivizoi në lojë ekipin më të mirë. Nuk kishte motivim sepse kishte Kupën.
Nuk është gjë pozitive, që të dënohet Skënderbeu. Prishet imazhi i futbollit. Çështja është në proces. Ne dhe UEFA presim vendimin e KAS-it. Duhet parë ecuria.
Dënimet e UEFA-s kanë qenë në shumë rastet jo kolektive. Ekipi i Skënderbeut është dënuar si klub, por jo individ.
Dënohet mbi bazën e dyshimeve- UEFA investigon jo vetëm Shqipërinë por të gjitha vendet ku dyshin. Nuk kam se si ta mendoj që UEFA të veprojë me 2 standarde. Në rastet e mëparshme ka pasur individë dhe persona. Marrëdhëniet me UEFA-n janë korrekte dhe miqësore. Jemi në kontakt të vazhdueshëm… Jemi në kontakt me prokurorinë e përgjithshme. Marrëdhëniet zyrtare janë super korrekte. Komisioni i Etikës ka marrë një vendim për sezonin 2015-2016 për Skënderbeun. Komisioni i Etikës është i mbledhur nga Asambleja dhe janë me integritet maksimal. Nuk mendoj qe UEFA është ndikuar nga dënimi i Etikës. Federata Shqiptare do të jetë në krah të çdo klubi, brenda kuadrit ligjor,”. u shpreh Shulku.
Rënia e Vllaznisë? Nuk besoj që ka pasur një njeri që nuk i ka ardhur keq që ra Vllaznia, apo edhe Tirana sezonin e kaluar. Kjo tregon që ka pasur një kampionat të forte.
Nuk mendoj se humbet tradita me renien e tyre nga kategoria. Duhet të kenë kushte dhe menaxhim të suksesshëm. E ka Vllaznia potencialin të ngrihet vitin e ardhshëm.
Parashikimet e Xhelal Mziut- I kam dëgjuar dhe nuk mendoj që është normale, që një president, të bëj aludime të tilla.
Në momentin që ka bërë këtë deklaratë, i kemi bërë një shkresë, që të na ndihmojë me fakte dhe të shkonim në Prokurori, për të marrë masa të tjera.
Unë nuk e di që pse nuk bashkëpunon në FSHF. Motivimi i Skënderbeut në të gjithë ndeshjet e fundit nuk ka qenë real.
Unë mendoj që përqëndrimi i lojtarëve, për 1 ndeshje është shumë i vështirë. Nuk ka një gjë të goditur në këtë sens. Që mund të humbte Skënderbeu ndoshta dihej ndoshta s’dihej.
E njëjta gjë për Partizanin. Skënderbeu e kishte motivimin minimal, Vllaznia superior. E njëjta gjë në ndeshjen Partizani-Kamza, ku luajti presidenti Mziu.
Nëse ju e aludoni që është rezultat i goditur, do të behet pjesë e Komisionit. Zoti Mziu do të vijë të ankohet në FSHF, pastaj në UEFA.