Euro 2024”, do të nisë me një barazim. Kështu e ka parashikuar përfundimin e ndeshjes Gjermani-Skoci, luanesha e detit Hilla, e cila ndodhet në kopshtin zoologjik të Laipcigut. Por një rezultat i tillë sigurisht që nuk do t’i pëlqejë askujt në Gjermani.
Në çdo veprimtari madhore të futbollit, gjithnjë ka patur një kafshë apo shpend që ka përcaktuar në një farë mënyre rezultatet e disa prej ndeshjeve kryesore, duke qenë edhe orakulli i aktivitetit.
Edhe në Euro 2024, është luanesha e detit, Hilla, ajo që ka përcaktuar një barazim në ndeshjen hapëse të këtij evropiani, atë midis Gjermanisë dhe Skocisë.
Hilla, pesëvjeçarja nga Kalifornia nëpërmjet dy topave të futbollit, përcaktoi fatin e kësaj ndeshjeje. Ajo fillimisht kaloi skocezët në epërsi dhe pak më vonë ajo barazoi për skuadrën gjermane.
Drejtori i kopshtit zoologjik në Laipcig, Jörg Junhold kishte kërkuar për një specie lozonjare, që i pëlqente të luante me top, dhe në një farë mënyre të ishte edhe “orakulli i Euro 2024”.
Por ky barazim i kombëtares që në ndeshjen e parë të Evropianit, nuk do t’i pëlqejë askujt në Gjermani.