Derbi, Tirana-Partizani u mbyll në barazim pa gola 0-0. Një rezultat I tillë u parashika një javë më parë nga analisti Shkëlqim Muça.

I ftuar në emisionin, Rubrika Sportive ai u shpreh se kjo ndeshje do të mbyllej në barazim. Sot, Muça në “Rubrika Sportive”, analizoi edhe se përse e mendonte një gjë të tillë.

“E thash që derbi do të dilte pa barazim. Një derbi pa tifozë është shumë I shëmtuar dhe nuk të jep atë shtysën për të vajtur në portë.

Partizani ishte më I friksëuar për të mos humbur ndeshjen, ndërsa Tirana e kërkonte më shumë fitoren. Një derbi pa tifozë është e tmërrshme për të gjithë”./newsport/