Me shpresën se situata e pandemisë do të përmirësohet shpejt dhe sporti ashtu si çdo pjesë tjetër e jetës tonë do t’I kthehet normalitetit, sportistët po mundohen të bëjnë planet për rikthimin në ndeshje dhe aktivitetet zyrtare.

Megjithatë e rëndësishme është që gjatë kësaj periudhe deri në nisjen e rregullt të stërvitjes çdo sportist duhet të mbajë formën. Specialisti I përgatitjes atletikës Arben Parmeza ka bërë të ditur se nëse ndodh kështu, ekipet me një stërvitje vetëm dyjavore do të jenë të gatshëm për të zbritur në fushë për të zhvilluar ndeshjet e para.

Ai këtë deklaratë e ka bërë mbrëmjen e së hënës në televizionin Rozafa ku ka qenë I ftuar në emisionin “Sport Arena” ku eshte shprehur: “Ne rradhe te pare e rendesishme eshte qe te normalizohet sa me shpejt kjo situate e pazakonte qe eshte krijuar sepse me se shumti ka rendesi shendeti i njerezve.

Sa i takon rikthimit te sportisteve ne formen e tyre me te mire, besoj se jane disa etapa qe duhen ndjekur. Kryesorja eshte qe ato gjate kesaj periudhe te zhvillojne stervitje individuale dhe kjo mund te behet edhe ne kushte shtepie. Edhe ai qe jeton ne pallat mund t’ia dale te ruaje formen.

Ndersa ata qe kane nje shtepi private e kane me te lehte te zhvillojne ushtrime ndersa mund te zhvillojne vrapime edhe ne vende te tjera, por gjithmone aty ku nuk kane kontakt me njerez te tjere. Nese ndodh keshtu, besoj se per nje periudhe dyjavore ekipi do te jete ne formen e duhur per te luajtur edhe ndeshjen e pare zyrtare pas rifillimit te kampionateve”.