I pranishëm mbrëmë në rubrikën sportive të Star Sport ishte Arben Parmeza. Trajneri i Murlanit të femrave u ndal tek ekipi që drejton, por nuk harroi edhe Vllazninë dhe përgatitjet që kanë zhvilluar kuqeblutë në këtë periudhë.
Parmeza u shpreh: “Murlani vijon me objektivat e sezonit të shkuar. Kjo për të zhvilluar sa më shumë futbollin e femrave. Nëse do ketë një ndryshim objektivash patjetër që edhe ne duhet të kemi ndërhyrje në merkato. Çdo objektiv vendoset në bazë të futbollisteve që ka një skuadër.
Vllaznia? Në syrin tim ka pasur një periudhë të gjatë pushimi, por nëse futbollistët kanë vepruar me programe personale që besoj se i kanë pasur, nuk shoh një problem në aspektin fizik. Patjetër ndeshja me Tërbunin kishte ritëm të ulët, por përveç faktit që ishte një miqësore do shtoja se edhe kundërshtari nuk ishte motivues.
Vllaznia do rikthehet në kampionat me përballjen kundër Tiranës. Besoj se është ndeshje e rëndësishme, por që nuk vendos fatet e sezonit sido që të shkojë ndeshja”.
Endri ÇINARI