Ndeshja e katërt radhazi pa gjetur rrugën e rrjetës! Partizani duket se ka humbur shënjestrën. Skuadra kryeqytetase nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në “Elbasan Arena” ndaj Bylisit. Një pikë kjo që kënaq ballshiotët.

Ky ishte barazimi i katërt në këto 9 javë të fazës së parë për “Demat e Kuq”, që ka arritur të grumbullojë 13 pikë duke u renditur në vendin e 5-të, me pikë të barabarta me Kastriotin, Tiranën dhe Teutën. Ndërkohë Bylisi i Dovedan, shkon në kuotën e 8 pikëve, teksa mban vendin e 8-të.

Partizani-Bylis 0-0

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Bardhi, Broja (85′ Hyseni), Mala, Asani, Solomon (67′ Cara), Kardoso (77′ Kote). Trajner: R. Kalari

Bylisi: Qirko, Hadroj, Henrike, Stojanoviç, Ntepe (46′ Entoni), Ymeralilaj, Murataj (46′ Mëllugja), Kardozo, Ndreca (60′ Trumci), Laval (69′ Carkanji), Mehmetllari (46′ Ujka).Trajner: V. Dovedan

Gjyqtar: Kreshnik Cjapi