Partizani gëzon një skuadër thuajse të plotë në çdo repart, duhen 1 apo 2 lëvizje dhe grupi do të jetë solid me dublime në çdo pozitë.

Reparti i mbrojtjes ka nevojë për një goditje që të garantojë siguri dhe cilësi. Largimi i Bitrit ka lënë disa boshllëqe dhe ku më mirë se ai vetë, mund t’i mbushë sërish këto hapsira.

Të kuqtë po provojnë të rikthejnë në skuadër ish-kapitenin e tyre dhe i kanë ofruar një kontratë me rrogë të majme të cilën ai e ka pranuar. Problemi qëndron te klubi i tij, Banik Ostrava, që ka në tryezë një ofertë nga skocezët e Hearts.

Bitri ka edhe një klauzolë lirimi në kontratë e cila mund të zbërthejë gjërat nëse paguhet dhe skocezët kanë më shumë burime financiare se të kuqtë por kampionët e Superiores shpresojnë se Bitri do të vërë dashurinë përpara karrierës.