Sulmuesi shkodran i Domzhales, Rubin Hebaj, mund të konsiderohet si lojtar i skuadrës së Partizanit për sezonin e ri.

Edhe pse mungon ende akordi final, në parim ky akord mes palëve është arritur dhe lojtari ka qenë dy ditët e fundit në kryeqytet.

Mësohet se për transferimin ka ndihmuar ish-drejtori i Partizanit, Dritan Dervishi, që ka bërë lidhjen mes dy klubeve, në bashkëpunim me drejtorin aktual të “demave”, Olsi Rama, dhe mbështetjen e presidentit Demi.

Prezantimi i sulmuesit shkodran pritet te behet gjate dites se sotme dhe me pas, ai do t’i bashkohet ekipit ne stervitje.