Ditën e enjte u luajt derbi i katërt dhe i fundit i këtij sezoni mes Partizanit dhe Tiranës. Sfida u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0, ashtu si edhe ndeshja e parë derbi e këtij sezoni.
E cila, ashtu si sfida e e të enjtes u luajt në Air Albania. Në fakt, sa i përket stadiumit Air Albania ky ishte derbi numër pesë që zhvillohet aty. Një impiant që duket se i sjell fat Tiranës, pasi në pesë sfida totale mes ekipeve kryeqytetase, bardheblutë nuk kanë humbur ende.
Kujtojmë se tre derbit e sezonit të kaluar në Air Albania, Partizani koleksionoi dy humbje, mes tyre edhe 5-1 i famshëm, ndërsa një tjetër ndeshje u mbyll në barazim 1-1. Tashmë, mbetet për t’u pritur sezoni i ardhshëm e për t’u kuptuar nëse Air Albania, do të konfirmohet si impianti që i buzëqesh Tiranës. /VipSport.al/
Ndeshjet derbi në Air Albania:
13.05.2021 Partizani-Tirana 0-0
04.12.2020 Tirana-Partizani 0-0
10.07.2020 Partizani-Tirana 1-1
28.02.2020 Tirana-Partizani 5-1
13.12.2019 Partizani-Tirana 1-2