Klubi i Partizanit më në fund ka marrë një lajm të mirë këtë javë. Skuadra kryeqytetase, më saktësisht ekipi B, ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Dytë, pasi ka mundur në sfidën play-out ekipin e Turbinës.
Të kuqtë, për të mos rrezikuar asgjë në këtë sfidë vendimtare ndaj Turbinës, kanë mbushur ekipin e drejtuar nga Kalari me lojtarë të ekipit të Superiores, pasi në radhët e kësaj skuadre ishin Janjeva, Jata, Mintongo e Mando, pa harruar që në stol kishte emra si Osmanllari e Gudjufi.
Dominimi i të kuqve ishte i dukshëm dhe ata shpejt gjetën golin e parë me Jata. Në pjesën e dytë, dy gola nga Kontreras i vendosën vulën fitores dhe siguruan ngjitjen e Partizanit B në Kategorinë e Dytë për edicionin e ardhshëm.
TURBINA-PARTIZANI B 0-3
15′ Jata, 76′, 87′ Kontreras