Kategoria Superiore është drejt fundit dhe të shumta janë zërat e merkatos. Te Vllaznia, pas shumë problemesh me pagesat dhe largimit të trajnerit, duket se do vijnë “firot” e para.
Newsport shkruan se braziliani Hygor ka marrë dy oferta serioze nga elita e vendit, ndërsa në fund të këtij sezoni del lojtar I lirë.
Golat dhe cilësia në mesfushë kanë bindur klubet e Partizanit dhe Laçit që të interesohen për të, megjithëse ende nuk ka asgjë zyrtare. Fakt është se mesfushori është përshtatur me futbollin në Shqipëri, duke kërkuar të vijojë karrierën në vendin tonë.
Hygor u afrua verën e shkuar te shkodranët, me 31 vjeçarin që gjatë këtij sezoni është aktivizuar në 18 takime, duke shënuar katër gola.
Megjithate lajme te tilla mund te jene edhe thjesht thashetheme merkatoje. Te pakten sa i takon nje interesimi te mundshem te Laçit per kete lojtar. Kjo ngaqe ne pankinen e kesaj skuadre eshte Armando Cungu, nje trajner i cili ne fakt krijoi muaj me pare nje polemike ne distance me kete lojtar kur deklaroi se “ia mbushi shejtani” ne rastin e golit te shenuar pikerisht ne ndeshjen e pare ndaj kesaj skuadre.
Jo vetem kaq. Edhe ne deklaratat e mevonshme te Cungut, ai eshte shprehur se nuk ka ndonje simpati per kete lojtar sepse mbi te gjitha nuk ka pergatitjen e duhur per te qene nje futbollist i rendesishem per Vllaznine. Megjithate, gjithçka mund te ndodhe ne kete mes. Merkatoja ende nuk ka nisur dhe ne muajt ne vijim mund te kete te reja sa i i takon te ardhmes se brazilianit Hygor.