Shpëtim Duro po korr suksese të mëdha me Laçin në emër të futbollit shqiptar. Pas rezultateve jo të mira të ekipeve shqiptare në Europë, padyshim që çdo kalim turi i kurbinasve merr vlerë të dyfishtë.
Trajneri i Laçit ka qetësuar ekipin në intervistën e dhënë për “Report Tv” duke u shprehur se nuk duhet menduar për grupet e Conference League, ndërsa dha mendimin e tij edhe sa i përket ndeshjeve të Partizanit e Tiranës.
“Grupet? Nuk mund të shkojmë aq larg. Unë sinqerisht them jam i përqëndruar te ndeshja e ditës së enjte që të përsërisim suksesin e vitit të kaluar, që do ishte një sukses i jashtëzakonshëm i Laçit. Nëqoftëse do kalojmë atëherë do mendojmë për kundërshtarin e radhë.
Partizani dhe Tirana kam mendimin se kishin kundërshtar të kalueshëm, por duhet interpretim i dy ndeshjeve për të kaluar. Duhet të shfrytëzosh edhe mundësitë e ndeshjes së parë. Ishin dy eliminime që nuk e prisja. Ndërsa barazimi i Vllaznisë me Kraiovës iu përshtat nivelit të ndeshjes”, tha Duro.