Erhun Obanor do jetë lojtari më i ri i Dritës në Kosovë. Qendërmbrojtësi duket se e ka zgjedhur ekipin e ri raportojnë nga Kosova, dhe pse zërat për një transferim të mundshëm te Partizani filluan të lindnin, ndërsa të kuqtë zhvillojnë fazën përgatitore në Slloveni.
Nigeriani ka provuar të luajë në Shqipëri për Kukësin dhe Laçin, ndërsa tashmë pritet t’i bashkohet Dritës në Ohër, ku kanë filluar përgatitjet për Conference League.
Kujtojmë se Drita do luajë ndaj Inter Turku në kuadër të turit të parë të Conference League. Ndeshja e parë zhvillohet në transfertë më 7 korrik, ndërsa e kthimit më 14 korrik në shtëpi.
Ne kete menyre te Partizani provojne edhe deshtimet ne merkato. Ashtu siç triumfuan ne rastin e Hotit kur ia moren nga duart Vllaznise, tashme provojne edhe te humbasin.