Pasditen e sotme Partizani dhe Tirana kanë luajtur ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë një ditë para skuadrave të tjera, duke qenë se të premten luajnë derbin për javën e 6-të të Superiores.
Partizani luajti me Tërbunin në Pezë Helmës dhe fitoi 4-0,me gola të Çinarit në minutën e 16-të e 38-të, Bardhit në minutën e 29-të dhe Hebajt në minutën e 83-të.
Siç shikohet, tre prej golave jane shenuar nga futbollistet shkodrane qe jane pjese e te kuqve.
Çinari ende nuk e ka fituar vendin e titullarit tek kjo skuader ne ndeshjet e kampionatit megjithate me dy golat e sotem, ka dashur t’i tregoje trajnerit Gega se meriton me shume vemendje.
Nga ana tjeter, Hebaj rikthehet nga demtimi qe ka patur dhe eshte nje rikth me gol, qe do ta ndihmoje ate per me tej.
www.shkodrasport.com