Partizani ka marrë një triumf të rëndësishëm në Tengiz Burjanadze Stadium, ku triumfoi 0-1 ndaj Saburtalo Tbilisi, në sfidën që vlejti për takimin e parë të turit të parë të Conference League.
Të zotët e shtëpisë e filluan mirë ndeshjen. Në minutën e 16-të, vendasit patën shansin e artë për të kaluar në avantazh me Irakli Sikharulidze, por lojtari nuk u tregua i saktë.
Pas gjysmë ore lojë dhe me presion konstant të Saburtalos, sulmuesi Guliazhvilli s’kordinohet siç duhet, duke çuar dëm një mundësi të ardhur si shkak i një gabimi amatoresk të Rrapaj.
Ekipi i Dritan Mehmetit do tregonte se nuk ka ardhur për shëtitje në Gjeorgji në fundin e fraksionit. Ishte Xhuliano Skuka që provoi me kokë, por topi shkon mbi portë.
Partizani e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë. Xhuliano Skuka protagonist absolut në krah, teksa dha një assist për Tedi Cara. Përfundimi? Rrjeta.
Ekipi shqiptar mbrohet mirë në 30 metrat e fundit dhe në të 68-tën, Teqja grushton për të larguar kështu një top që dukej tejet i rrezikshëm.
Një moment pakujdesie mund t’i kushtonte shumë miqve, por Guliashvili sërish do tregohej më bujar seç duhet, gjendet fare pranë portës por që nuk shënon dot. Rezulati do mbetej i pandryshuar deri në fund, me rastet që do ishin të shumta në fund.
Akoma nuk është vendosur asgjë, pasi ekipi i kualifikuar do mësohet në ndeshjen e kthimit, që do luhet me datën 14 korrik.