Gjatë viteve të fundit Partizani ka kthyer sytë nga tregu afrikan dhe shifrat tregojnë se ka bërë shumë mirë, pasi lojtarët e ardhur kanë treguar nivel të lartë dhe një pjesë e tyre kanë bërë diferencën.
Dy më të spikaturit në këto vite të fundit janë mesfushorët Matondo dhe Maget, nga të cilët klubi ka arkëtuar afro 1 milion euro, por në të ardhmen shifrat mund të shtohen.
Aktualisht në skuadër ka sulmuesit Mba dhe Bintsuka, të cilët janë ndër më të mirët në Superiore, por edhe mbrojtësin Sembene.
Ky i fundit ka pësuar rritje të madhe dhe mund të jetë shitja e radhës e madhe në verën e ardhshme. Në provë janë edhe Mintongo, Diallo dhe Jata, të cilët deri më tani kanë luajtur me të rinjtë.