Ende nuk është çelur merkato e dimrit, megjithatë sinjalet e para të “hyrje-daljeve” të lojtarëve kanë nisur. Partizani është një nga ekipet më aktive në këtë periudhë dhe ka shumë aludime për futbollistët e rinj që do të afrohen. Newsport.al ka mësuar ekskluzivisht se 15-herë kampionët e Shqipërisë duan në skuadër talentin e Vllaznisë, Erald Çinarin.21-vjeçari po kalon një moment të mirë me fanelën shkodrane dhe në fazën ofensive shihet si një përforcim i rëndësishëm.
Burime të sigurta për këtë portal, bëjnë me dije se futbollisti i Vllaznisë është kontaktuar nga drejtori i kuq, Edmond Haxhia.Ky i fundit, së bashku me stafin teknik e duan futbollistin e kuqebluve në ekip. Por, ngërçi qëndron në kontratën që ka futbollisti i Vllaznisë, e cila mban të lidhur me shkodranët deri në janarin e vitit 2019. Pritet me interes se si do të mbyllet kjo tratativë, pikërisht në këto momente të vështira që gjendet ekipi i Vllaznisë.