Ndonëse kampionati mbaron të mërkurën, ekipe të ndryshme kanë filluar lëvizjet në merkato.
Natyrisht, tani bëhen blerjet e duhura dhe për këtë arsye, ka nga ata që nxitojnë.
Partizani është njëri prej këtyre ekipeve që duket se ka nisur punën.
Ai kërkon të marrë ish- mbrojtësin e Skënderbeut Renato Arapin i cili kohët e fundit ka luajtur në Turqi.
Por përveç tij, synon edhe një mesfushor shkodran. Bëhet fjalë për Edon Hasanin.
Ai ishte në bisedime me të kuqtë në verë, por zgjodhi Vllazninë. Në janar ai u largua drejt Sepahan, klub me të cilin u nda para pak kohësh.
Tashmë është lojtar i lirë dhe me Idriz Bathën që ende nuk ka pranuar rinovimin, mesfushori mund të bashkohet me të kuqtë, sigurisht nëse i bëhet oferta e duhur.
Ende nuk dihet, se çfarë lëvizje do të bëjë Hasani ndonëse prioritet për të duket se është lëvizja sërish jashtë Shqipërisë.
Gjithsesi, oferta e Partizanit mund ta tundojë.
© shkodrasport.com