Partizani ka hyrë që tani në merkato dhe ka piketuar disa lojtarë të cilët do të tentojë t’i bindë për t’i afruar në janar. Një nga repartet ku kërkohen më së shumti përforcime është sulmi.
Largimi i Cvetanoskit dhe dëmtimet e shpeshta të Da Silvas dhe Mensah e kanë shpesh herë zbuluar ofensivën dhe e kanë detyruar trajnerin Kolela të bëjë eksperimente me lojtarë si Hodo apo edhe me vendosjen e Hotit si sulmues tipik.
Në janar do të tentohet minimalisht një sulmues dhe emri më i përfolur i ditëve të fundit është Erald Çinari. Sulmuesi shkodran është ndarë me Samsunsporin në Turqi, që nuk e ka federuar fare në këtë sezon në kampionat, teksa palët janë në gjyq në lidhje me pagat.
Çinari është kontaktuar menjëherë nga Partizani, që i ka bërë edhe një ofertë dhe i ka treguar rreth projektit mbi të. Nga ana tjetër, kontakt me shkodranin ka pasur edhe Vllaznia dhe Shkëndija e Tetovës, dy emra tundues gjithashtu.
Kjo ia komplikon jo pak situatën Partizanit, që ende nuk ka marrë njëpërgjigje nga lojtari, Çinari kërkonta shtyjë sa më shumë vendiminfinal me qëllimin që t’i shqyrtojë ofertat në mënyrë të hollësishmedhe të firmosë atë që i duket mëe mira.
Gazeta zbulon se ky hezitim i lojtarit nuk i pëlqen Partizanit, që nuk ka në plan ta presëgjatë. Mësohet se të kuqtë tashmë po shohin për pista të tjera.