Partizani do të presë sonte në orën 16:00 Vllazninë, në ndeshjen e javës së 17 të Kategorisë Superiore. Sfida e “Selman Stërmasit” vendos përballë dy ekipe që vijnë nga rezultate të njëjta, përkatësisht humbje ndaj Teutës dhe Kukësit.
Renaldo Kalari që është trajneri provizor i Partizanit kërkon pikët e para në drejtimin e të kuqve, ndërsa Vllaznia për të vijuar ecurinë e mirë në transfertë.
Stafi teknik i Partizanit duhet të mendojë sesi të “arnojë” formacionin titullar, pasi plot katër futbolistë nuk do të jenë të gatshëm për të luajtur. Bëhet fjalë për Melo, Boldor, Solomon e Mala.
Nëse Melo ishte titullar në ndeshjen e fundit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tre lojtarët e tjerë. Boldor vuan pezullimin me pesë ndeshje, Solomon prej problemeve familjare ndërsa Esat Mala ka javë që lihet jashtë ekipit për “mosbindje”.
Kalari ka një detyrë të madhe mbi supe, pasi me katër lojtarë të tillë mangut, kushdo do e kishte të vështirë.
Formacioni i mundshëm:
Partizani 4-4-2 : Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Romero, Telushi, Broja, Asani, Cinari, Bardhi