Partizani do jetë kundërshtari ditën e sotme për Vllazninë. Të kuqtë vizitojnë Shkodrën në kuadër të javës së 25-të të Superiores. Në një duel direkt për titullin kampion dhe që garanton një spektakël më vete në “Loro Boriçi”. Trajneri italian, Colella duket se ka përgatitur edhe formacionin për ndeshjen kundër shkodranëve.
Kështu nuk do ndryshohet thuajse asgjë nga 11-tshja që fitoi derbin me Tiranën në shifrat 2-0 ditën e hënë. Në portë pritet si zakonisht Rexhepi.
Në mbrojtje nga e djathta një nga pikat më të forta të “demave” do luajë Hadroj. Në të majtë pritet Atanaskoski e ndërsa qendrën e këtij reparti pritet ta formojnë Sota dhe Telushi. Ku për vlonjatin ky është një rol që po e mbulon së fundmi.
Në mesfushë emra si: Murataj, Rrapaj dhe Matondo duken shumë të sigurtë për ta nisur si titullarë. Me përjashtim të ndonjë surprize të minutave të fundit. Da Silva, ish-i i madh i duelit po ashtu pritet në formacion. Braziliani do jetë në mbështetje të Mba, që shënoi së fundmi në derbi.
Një dyshim mbetet mes aktivizimit të Maguette apo Cares, për të formuar treshen sulmuese.
Ky pritet të jetë edhe formacion i 16 herë kampionëve të vendit ditën e sotme. Me përballjen kundër Vllaznisë që do startojë në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës.
Endri ÇINARI