Partizani ka vuajtur për golat në fazën e parë të kampionatit e për këtë sigurisht që kanë ndikuar mungesat e Sukajt dhe Çanit, ndërkohë që edhe të afruarit Xhixhiua e Basrak nuk janë në lartësinë e pritur. Merkatoja e të kuqve ka nisur, të paktën faza e studimit të emrave. Së fundmi ka dalë në skenë një emër, i cili e ka provuar Superioren.Bëhet fjalë për ganezin e Vllaznisë, Çharles Atsina, i cili arriti t’i shënojë Kukësit para dy javëve dy gola.
Problem mbetet kontrata që 28-vjeçari ka me shkodranët. Drejtuesit e kuq duket se kanë vënë re diçka pozitive tek ky sulmues pavarësisht dy rasteve të pastra që ai humbi në takimin e fundit me Skënderbeun. Megjithatë duhet pritur se çfarë do të ndodhë në janar dhe Vllaznia vështirë se do të heqë dorë nga ky sulmues sepse për momentin është i vetmi me të cilin po mundohet te mbaje perpara skuadren ne sulm dhe deri me tani ka arritur te shenoje dy gola ndonese ka munguar ne disa takime te tjera per shkak demtimi.
© shkodrasport.com