Partizani nuk ka pushuar pas derbit me Tiranën, por ka nisur menjëherë punën për të përgatitur ndeshjen e rradhës ndaj Vllaznisë, e cila luhet të premten.

Të kuqtë do të vijnë në këtë ndeshje të paktën me dy mungesa shumë të rëndësishme në mesfushë.

Kështu, Chandrel Massanga është mungesa e sigurtë për Partizanin ndaj Vllaznisë. Mesfushori u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të ndeshjes me Tiranën dhe është i pezulluar në këtë javë.

Ndërkohë, edhe Bruno Telushi pritet të mungojë, pas dëmtimit që pësoi ndaj bardhebluve, nuk luajti dot më shumë se 10-minuta.
Probleme dëmtimi ka edhe për mbrojtësin shkodran, Marçelino Preka.

Megjithatë, deri në ndeshjen ndaj Vllaznisë, e cila luhet të premten, mbetet për t’u parë me kujdes situata e tij.
Maringlen ZHIVANI