Gjatë këtij sezoni Partizani ishte skuadra me më shumë sulmues në organikë, por sërish s’arriti të ketë një “bomber”.

Golashënuesi më i mirë i të kuqve rezultoi Arshonzh Bintsuka me 10 gola, një shifër e kënaqshme për vetë lojtarin, por jo e tillë për goleadorin e një ekipi si Partizani.

Në krahasim me golashënuesit e kuq në 10 sezonet e fundit, vetëm Jasir Asani dhe Gerhard Progni kanë shënuar më pak se kongolezi dhe janë shpallur si golashënuesit më të mirë.

Të paarritshme duken shifrat e Ekuban dhe Sukajt, si lojtarët më efektiv të viteve të fundit. I vetmi që mund t’i konkurronte mund të ishte Skuka i vjetshëm, por sulmuesi luajti vetëm gjysmë sezoni. Fakt është se Partizani nuk nxjerr goleador të Superiores prej 19 vitesh. I fundit ishte Dorian Bylykbashi në sezonin 2004- 2005 me 24 gola, 5 në ndeshjen e fundit me Laçin.