Pas me pak se 4 oresh do te nise ne Shkoder ndeshja me e rendesishme e javes se tete te Kategorise Superiore, ajo ne mes Vllaznise dhe Partizanit.

Te dy ekipet kane qene “surprize” deri me tani. Vllaznine askush se kishte menduar se do te kishte nje ecuri te tille per te qene ne krye te renditjes.

Po ashtu edhe Partizanin, skuader e cila pa merkatoa e ka patur te veshtire te krijoje profilin e saj por kryesisht per merite te trajnerit Ilir Daja, ajo po funksionon.

Ky trajner vleresohet maksimalisht per menyren si punon dhe ambjentin qe krijon ne skuader dhe jo me kot konsiderohet nga me te miret ne Kategorine Superiore.

E nese Partizani ka Ilir Dajen, edhe Vllaznia krenohet me Thomas Brdariç. Tekniku gjerman ka bere nje pune te shkelqyer me kuqeblute dhe ajo çka eshte me e rendesishme, skuadra i bindet ne çdo drejtim.

Si rrjedhoje, e sotmja perveçse nje perballje ne fushe e dy ekipeve, me shume siguri do te jete edhe nje sfide pankinash, Thomas Brdariç dhe Ilir Daja./SHKODRA-SPORT.COM/