Partizani ka siguruar biletën për në turin e tretë të Ligës së Konferencës falë një suksesi 4-1 në shtëpi ndaj Atletik Eskaldes.

Ashtu siç pritej, të kuqtë dominuan plotësisht sfidën, duke krijuar një mori rastesh para portës kundërshtare, por edhe duke shfaqur shpeshherë vështirësi në prapavijë, e shpëtuar nga niveli i dobët i ekipit që kishte përballë.

Dy gola të Carës dhe më pas ai i Rrapajt mbyllën çështjen e kualifikimit, teksa në kuqtë shpërdoruan raste të tjera me portën bosh, deri në fund të ndeshjes. Sfida u ndez në shtesë me një penallti për miqtë e me pas me golin e Grezdës që vulosi shifrat 4-1.

PARTIZANI-ATLETIK ESKALDES 4-1

28′, 45’+1′ Cara, 64′ Rrapaj, 90’+5′ Grezda / 90’+4′ Lopez (p)