Kanë përfunduar edhe 2 sfidat e tjera të vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Partizani shkon në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. “Demat” kanë mposhtur në shtëpi skuadrën e Apolonisë së Fierit me rezultatin e pastër 2-0. Të dy golat për të kuqtë u shënuan nga Albers Keko.
Partizani 2 – 0
Apolonia (Keko 48′, 66′)
PARTIZANI: Qirko, Bytyçi, Mehmeti, Ismaili, Keko, Zeka, Padstrelau, Preka, Taipi, Sembene, Osmanllari. Trajner: Aleksandar Veselinovic.
APOLONIA: Kacaj, Topi, Repaj, Asllanaj, Trifoni, Hebeja, Ndubuisi, Ayivi, Culli, Rakipaj, Umejiego. Trajner: Sedat Pajaziti.
Ndërsa në ndeshjen e Durrësit, Teuta u mposht nga Elbasani me rezultatin 0-2. Golat për verdheblutë u shënuan nga Tsague në mintuën e 98-të dhe Lleshi në të 113-tën.
Teuta 0 – 2 Elbasani
(Tsague 98′, Lleshi 113′)
TEUTA: Tafas, Simeu, Kotobelli, Kruja, Mingo, Gjinollari, Karabeci, E. Peposhi, Lloci, Toma, Beshiraj. Trajner: Edi Martini.
ELBASANI: Abalora, Olberkis, Musta, Lila, Hakaj, A. Kasa, Dros, Ibrahim, Hasani, Lleshi, Tsague. Trajner: Ivan Gvozdenovic.