Partizani, “leksion Egnatias në “Arena Egnatia”. Të kuqtë, në kuadër të javës së 7-të të “Abissnet Superiore”, në sfidën që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport, kanë triumfuar me rezultatin 2-0.

Ndeshja nisi më e mirë për kryeqytetasit, që vendosën menjëherë diktatin e tyre duke u treguar më kërkues. U shpërblyen për lojën e tyre në minutën e 20-të, ndërsa Ismaili arriti të shënojë në një situatë hezitimi nga ana e mbrojtjes rrogozhinase.

Në minutat në vazhdim, Partizani arriti të administrojë lojën, duke e mbajtur kundërshtarin larg portës dhe duke e goditur në kundërsulm. Pikërisht në minutën e 60-të ka mbërritur dhe dyfishimi i rezultatit që mban firmën e Bintsouka.

Mbyllet 2-0 për Partizanin që gjen fitoren pas tre barazimeve radhazi, ndërkohë që e kalon Egnatian dhe në klasifikim duke u ngjitur në kuotën e 12 pikëve.

Situatë jo e mirë për rrogozhinasit, që nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës në dy ndeshjet e fundit dhe mbeten në kuotën e 11 pikëve.