Partizani do të luajë ndeshjen e radhës ditën e premte ndaj Vllaznisë. Një takim që do të luhet në orën 17:45 në “Air Albania” dhe fitorja është detyim për të dyja skuadrat. Të kuqtë barazuan në Durrës përballë Teutës, ndërsa në këtë takim kërkojnë rikthimin te 3 pikët.
Një humbje do të rrezikonte pozitat e Partizanit në renditje pasi do të futeshin në valle për vendin e 8-të që të dërgon në “Play Out” e ky takim do të vendosi edhe fatin e sezonit për të kuqtë.
Lajme të mira për trajnerin Kalari janë së për këtë ndeshje do të ketë disa rikthime dhe një mungesë. Bitri ka plotësuar numrin e kartonave të verdhë dhe nuk do të jetë gati, ndërsa Rron Broja pas mungesës në Durrës do të rikthehet titullar.
Dejan Boldor, Esin Hakaj dhe Bilali garojnë për një fanel titullari përballë Vllaznisë, ndërsa me skuadrën është bashkuar edhe Mala që ka dalë negativ në testin e kryer për Covid-19./newsport/