Partizani në këtë periudhë ka më shumë largime dhe afrimet ende nuk po duken edhe pse drejtuesit e kuq kanë vënë në “rreth” për merkaton shumë lojtarë që kanë spikatur në elitë, apo dhe të huaj mjaft cilësorë, siç edhe ka ndodhur në çdo merkato.
Por, Partiani me shumë gjasa do të mbetet pa “krahë”.
Dy mbrojtësit anësorë ishin lojtarë të rëndësishëm sezonin e shkuar, sidomos Hakaj, i cili luajti 35 ndeshje dhe shënoi edhe një gol.
Të dy pa kontrata, Hakaj dhe Idrizaj nuk janë paraqitur në stërvitje ditët e fundit edhe pse me Hakajn siodmos ka pasur edhe negociata, por me sa duket dhe me shumë gjasa nuk do të jenë as pjesë e grupit të kuq në fazën përgatitore në Ohër.